Monday, 13. April 2026
Futboll

Atletico me plan të dyfishtë ndaj Barcelonës: Eliminim nga Champions dhe goditje dyshe në merkato

GS 13/04/2026 1 Min. Lesezeit

Përveç përballjes së tyre në La Liga dhe në Champions League, Atletico Madrid dhe Barcelona duket se do të përballen edhe në merkato. Tashmë dihet që objektivi i madh i Barcelonës për merkaton e verës është transferimi i Julian Alvarez.

Në anën tjetër, mediet spanjolle bëjnë me dije se “Colchoneros” interesohen për dy lojtarë të katalanasve: Robert Lewandowski dhe Marc Casado. I pari mund të largohet falas në fund të këtij sezoni, duke qenë se i mbaron kontrata. Një nga shumë ekipet që duan polakun është edhe Atletico Madrid.

I dyti, do të largohet me patjetër këtë verë nga Barcelona, duke qenë se është jashtë planeve të Hansi Flick dhe katalanasve iu duhen të ardhura për të bërë përforcimet e kërkuara në verë. barcelona e vlerëson Casado-n 35-40 milionë euro.

Teilen: