• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atletico ngel “thatë” në sulm, “Loc Colchoneros” vihen pas “yllit” argjentinas

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa javësh tashmë , “Los Colchoneros” e Atletico Madrid janë në kërkim të një sulmuesi potent për sezonin e ardhshëm duke qenë se skuadra do të humbasë forcë në vijën e parë pas largimit të “tulipanit”, Memphis Depay dhe me shumë mundësi të “bomberit” spanjoll, Alvaro Morata.

I preferuari i spanjollëve mbetet padyshim, “ylli” i “Qytetarëve” të Manchester City, Julian Alvarez, me argjentinasin që arriti të shkëlqejë edhe në këtë sezon, teksa ia doli të shënonte 19 gola si dhe 13 asist, megjithatë, “Bardhekuqtë” e Madridit kërkojnë ta bindin fillimisht Alvarez nëpërmjet tre shokëve të kombëtares argjentinas, Angel Correa, Rodrigo De Paul dhe Nahuel Molina.

Këta të fundit do të takohen me 24-vjeçarin gjatë grumbullimit të Kombëtares për në Kupën e Amerikës dhe do të tentojnë ta bindin që sezonin e ardhshëm të luajë në La Liga, megjithatë nuk do të jetë lehtë që “Qytetarët” të lëshojnë aq lehtë “diamantin” e tyre, të cilin e transferuan për vetëm 17 milionë euro në vitin 2022 nga River Plate. /i.m /abcnews.al

Next Post

Ndër më të mirët në rolin e “fantazistit”, Barça kërkon me ngulm “samurain”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.