Saturday, 9. May 2026
Sport

Atletico pas Raspadorit

GS 31/07/2025 1 Min. Lesezeit

Atletico Madridi është favorit për transferimin e sulmuesit Giacomo Raspadori, që pritet të largohet nga Napoli këtë verë.

Ekipi spanjoll ka gati ofertën prej 30 milionë eurosh për ta bindur Napolin në lirimin e tij, ndonëse interesim për Raspadorin ka shprehur edhe Atalanta.

Napoli për kartonin e Raspadorit po kërkon të paktën 35 milionë euro por marrëveshja me Atleticon mund të arrihet nëse futbollisti kërkon transferimin në Spanjë.

25-vjeçari iu bashkua Napolit para dy vjetësh dhe ka kontratë me kampionin në fuqi të Italisë deri në verën e vitit 2028.

Para Napolit, ai ka luajtur edhe për Sassuolon dhe në 164 paraqitje në Serie A ka shëuar 31 gola dhe ka bërë 15 asistime.

Teilen: