Thursday, 12. February 2026
Sport

Atletico po e “shkel” Barcelonën në ‘Copa del Rey’, 4:0 pas pjesës së parë

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madridi thuajse e ka në dorë fitoren kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Pjesën e parë, Atletico e mbylli me rezultat të thellë, 4:0.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit po luhet në Madrid.

E kthimit është më 3 mars.

Eric Garcia në minutën e shtatë shënoi autogol.

Antoine Griezmann në minutën e 14-të realizoi gol për 2:0, kurse golin për 3:0 për Atleticon e shënoi Ademola Lookman. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Atletico realizoi edhe golin e katërt.

Julian Alvarez shënoi për 4:0.

Teilen: