Monday, 23. February 2026
Sport

Atletico, Simeone: Kemi nevojë për tifozët tanë

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid bëhet gati për ndeshjen e kthimit play off në Ligën e Kampioneve, në Estadio Metropolitano mbërrin Club Brugge. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, trajneri i spanjollëve, Diego Simeone kërkon mbështetjen e tifozëve: Kemi nevojë për enegjnë e tyre.

“Ndeshja është e paparashikueshme, gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit. Do t’i qasemi ndeshjes në një mënyrë që besojmë se do të jetë efektive. Kemi nevojë për tifozët tanë, me atë energji që na ushqen”.

“Club Brugge është një ekip që luan mirë, janë të guximshëm dhe konkurrojnë fort, nën drejtimin e një trajneri që e bën punën e tij në mënyrën e duhur. Ata gjithmonë kanë performuar mirë sa herë që jemi përballur me njëri-tjetrin, qoftë atje apo në shtëpi”.

“Ne kemi nevojë për tifozët tanë pranë ekipit, atë energji që na ushqen. Dhe ne duhet ta kthejmë nderin me punë, futboll dhe lojë të mirë. Nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë. Duhet të përshtatesh gjatë ndeshjes”.

Teilen: