Tuesday, 31. March 2026
Sport

Atletikë/ Almgren stratosferik, vendos rekord të ri në garën e 10km në Valencia!

GS 11/01/2026 2 Min. Lesezeit

Atleti, i cili fitoi medalje të bronztë në garën e 10.000 metrave në Olimpiadë, ka vendosur sot një rekord të ri në këtë distancë në garën e zhvilluar në Valencia.

Kur Andreas Almgren kaloi vijën e finishit kronometri u ndal në kohën 26:45, tetë sekonda më mirë se koha e dhënë po nga suedezi në fjalë në edicionin e kaluar të kësaj gare.

Në harkun kohor të 12 muajve ky ishte rekordi i katërt i vendosur prej atletit 30-vjeçar.

Pasi fitoi garën e 10 km në Valencia vitin e kaluar me kohën 26:53, Almgren theu rekordin Europian në 5000m në Stockholm Diamond League (në muajin qershor me kohën 12:44.27). Almgren është europiani i parë në historinë e atletikës, i cili theu edhe barrierën e 59 minutave në 21km pasi përshkoi gjysmëmaratonën e Valencias tetorin e kaluar me kohë 58 minuta e 41 sekonda. Falë kohës që dhuroi sot në distancën e 10.000 metrave Almgren renditet mes gjashtë ateltëve më të shpejtë në këtë distancë. Gara e tij e sotme e bën sipërmarrjen e atletit edhe më epike për faktin se “lepuri” i tij nuk mbajti ritmin e fiksuar më shumë se katër kilometra duke e lënë protagonistin e garës plot 6 kilometra vetëm.

Teilen: