Federata Shqiptare e Atletikës organizoi në Elbasan aktivitetin e Kupës së Shqipërisë. Në “Elbasan Arena”, konkurruan për të fituar këtë trofe, 11 ekipe nga e gjithë Shqipëria, me 200 atletë djem dhe vajza.
Pas disa orësh konkurrim, trofeun e Kupës së Shqipërisë e fitoi Vllaznia për djem dhe Tirana për vajza. Atletët shkodranë e fitojnë këtë trofe për herë të 18-të radhazi, duke treguar epërsinë e tyre në këtë sport. Ndërsa për vajza Tirana duket se nuk ka kundërshtarë, pasi spikat thuajse në çdo disiplinë të Mbretëreshës së Sporteve.
Në fund të kësaj veprimtarie Vllaznia e vendit të parë, në konkurrimin për djem, grumbulloi 155 pikë ndërsa Muhamet Çangeli me 7.73 m, në kërcim së gjati duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit me 1039 pikë.
Tirana për vajza, fituese e trofeut arriti të grumbullojë 138 pikë, ndërsa Luiza Gega u shpall atletja më e mirë. Konkurrimi në Kupën e Shqipërisë, u shërbeu atletëve edhe për kualifikueset në Lojërat Evropiane që do të zhvillohen në 30 maj Monako.
Ekipi fitues me më shumë pikë: @atletike_vllaznia
Atleti më i mirë i garës: Muhamet Çangeli
Atletja më e mirë e garës: Luiza Gega
![]()
DISIPLINAT & FITUESIT
Shtizë
Meshkuj: Besmir Ustalli
Femra: Mei Sokoli
Disk
Meshkuj: Admir Dizdari
Femra: Selma Pasho
Gjyle
Meshkuj: Joan Deli
Femra: Selma Pasho
5000m ecje
Femra: Ejona Çufa
800m
Meshkuj: Sidrit Kopliku
Femra: Relaksa Dauti
400m / pengesa
Femra: Livja Topi
100m
Meshkuj: Endri Rakaj
Femra: Phoebe Mustafaraj
100m / pengesa
Meshkuj: Durjon Idrizaj
Femra: Rexhina Berami
1500m
Meshkuj: Sidrit Kopliku
Femra: Kristina Pura
200m
Meshkuj: Leandro Çardaku
Femra: Alisia Qiko
3000m
Meshkuj: Redon Goskova
Femra: Luiza Gega
400m
Meshkuj: Stivi Kereku
Femra: Iljana Beqiri
5000m
Femra: Redia Dauti
⸻
KËRCIME
Kërcim së larti
Meshkuj: Glenis Haxhiaj
Femra: Rexhina Berami
Kërcim së gjati
Meshkuj: Muhamet Çangeli
Femra: Erisa Rrasa
Tre hapësh
Meshkuj: Kolindo Kiri
Femra: Marinela Gjata