Noah Lyles mundi Gout gout në garën e 150 metrave falë kohës 14.67s. Amerikani mposhti atletin e talentuar Australian në Ostrava të Republikës Çeke në një bateri ku plot tri atletë performuan nën 15 sekonda.
I dyti më i shpejtë pas Lyles ishte afrikano-jugori Sinesipho Dambile (14.78s) ndërsa vendi i tretë ishte për Gout (14.96s).
“Ishte çështje kohe. Rekordi botëror ishte disi i ngadaltë”, tha Lyles pas garës. “Ndjesia e të kurorëzuarit si njeriu më i shpejt nuk është diçka e re për mua”, tha Lyles, i cili stërvitet së bashku me Gout në Florida nga Lance Brauman.
Edhe për Gout kjo garë kishte shumë rëndësi pasi ai vendosi të merrte pjesë pas një paraqitjeje zhgënjyese në debutimin në “Diamond League” ku përfundoi i gjashti në garën e 200 metrave me kohën 20.60s në Oslo.
Ashtu si në Noervegji edhe në Republikën Çeke, Gout nisi garën jo në mënyrën e duhur, por me kalimin e metrave fitoi shpëjtësi duke u renditur i treti. A.V.