Atletiko Madrid ka arritur të triumfojë në miqësore përballë Mançester Sitit me rezultatin 1-2 e zhvilluar në Seul të Koresë së Jugut.
Sfida nisi me një ritëm tejet të ulët, me pjesën e parë që nuk dhuroi emocione, të cilat ishin rezervuar në pjesën e dytë.
Ishte Depaj ai që kaloi në avantazh skuadrën e Simeones dhe më pas Karrasko dyfishoi shifrat. Ruben Diaz shënoi një gol në minutat e fundit për të rihapur sfidën, por që nuk shërbeu për të barazuar më vonë.
Kështu Mançester Siti e ka mbyllur fazën e saj përgatitore pasi ndeshja e radhës do të jetë kundër Arsenalit në Superkupën e Anglisë ose e njohur ndryshe si “FA Community Shield”.
Nga ana tjetër Atletiko do të ndeshet më 2 shkurt kundër Real Sociedad.