Saturday, 2. May 2026
Sport

Atletiko po zhgënjen në fillim të sezonit, Simeone nuk i humb shpresat: Jemi për titull

GS 11/09/2025 2 Min. Lesezeit

Diego Simeone në hall. Është në sezonin e tij më të dobët në nisje me Atletikon e Madridit dhe karikon skuadrën ashtu si di vetëm ai.

Trajneri nuk kishte dëshirë ta zbukuronte situatën dhe pranoi se skuadra e tij i meritonte kritikat që kishte marrë.

Megjithatë, ai e hodhi poshtë idenë se Atletiko ishte tashmë jashtë garës për titull.

“Ne ishim dhjetë pikë prapa Barcelonës vitin e kaluar dhe në dhjetor dolëm të parët. Futbolli është në ndryshim të vazhdueshëm. Ne pranojmë kritika, gjë që është e drejtë sepse nuk kemi shënuar pikët që mund të kishim, por duhet të gjejmë ekipin, të përmirësojmë atë që nuk e kemi bërë mirë dhe të theksojmë atë që e kemi bërë mirë. Jo gjithçka është keq”, tha ai për Cadena Cope.

Simone i vlerësoi performancat e skuadrës së tij, të cilat nuk i konsideroi aq shqetësuese sa totali i pikëve të tyre.

“Nuk ka asnjë justifikim për dy pikët nga nëntë ndeshje. Nuk luajtëm aq keq sa kemi luajtur në të kaluarën dhe kemi më pak pikë”.

 

 

Teilen: