Wednesday, 13. May 2026
Sport

Atletja kosovare Bakraçi debutoi në Olimpiadën e Parisit

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Gresa Bakraçi debutoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, disiplina e 800 metrave në atletikë, para rreth 80 mijë shikuesve të pranishëm në stadiumin “Saint Dennis”.

Atletja jonë përfundoi me kohë 2 minuta e 13.29 sekonda. Në renditjen e përgjithshme doli e 49-ta.

Kujtojmë që disiplina e Gresës është ajo e 3000 metrave, ndërsa 800 metërshi iu mundësua të garonte në Paris 2024.

Gresa ishte garuesja e vetme që përfaqësoi Kosovën në garat e atletikës në Paris 2024.

Teilen: