• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Atmosfera në Suedi, si nëpër funerale”…“Dhemb ta shikosh” – reagimi i mediave suedeze

09/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një titull ishte “Horribelt”, që do të thotë “tmerrueshëm”. Tjetri “Ndeshje tmerri”. I treti shkruante “Zhgënjim global”. Nuk munguan as ata të llojit “Fiasko gjigant” dhe “Tallje globale”. Këto “bomba” i nxorën mediat kryesore në Suedi, pas disfatës 2 me 0 të kombëtares së këtij vendi në futboll ndaj Kosovës, të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

“Zhgënjim nga të gjithë”, shkroi “Aftonbladet”. “Dhemb ta shikosh”, shtoi “SR Radiosporten”.

Pos këtyre titujve, nuk munguan as vlerësimet negative për lojtarët.

“Asnjëri nuk kalon”, ishte një titull te portal Omni.se, brenda tekstit të cilit thuhet se krejt futbollistët morën nota negative, pos portierit. Vlerësimi më kritik ishte ai për sulmuesin Anthony Elanga.

“Në pjesën e dytë ishte kryesisht i fokusuar në dërgimin e kroseve te portieri i Kosovës”, shkruan në këtë tekst.  I “pashpirt” ndaj lojtarëve dhe trajnerit suedez ishte ylli i dikurshëm i kësaj kombëtareje, Fredrik Ljungberg.

“Mund të thuash se është absolutisht e tmerrshme. Shumë e rëndë”, tha ish futbollisti i klubit “Arsenal”, sipas gazetës “Svenska Dagbladet”.

Humbja nga Kosova u ka dhënë mediave ndërkombëtare, e sidomos atyre nga vendet fqinje, material për t’u tallur me Suedinë.

“Fiasko e madhe! Atmosferë si nëpër funerale, në Suedi” ka shkruar finlandezja “Ilta-Sanomat”. “Ishte si një top borë në fytyrë. Kosova hodhi bombën më të madhe në kualifikimet për Kupën e Botës”, ka vazhduar e njëjta.

Next Post

Virgil van Dijk nderohet nga Willem II: tribuna e stadiumit të të rinjve mban emrin e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.