Pierre-Emerick Aubameyang ka bërë një hap drejt transferimit te Marseille.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se marrëveshja mes klubit francez dhe sulmuesit nga Gaboni është arritur tashmë.
Aubameyang është pajtuar për një kontratë tre-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
34-vjeçari është i hapur për t’iu bashkuar Marseilles dhe kjo është arsyeja pse te ky klub janë optimistë se do të kompletojnë transferimin e tij.
Klubi nga Ligue 1 tani duhet të arrijë marrëveshje me Chelsean rreth çmimit. Por, negociatat mes tyre nuk pritet të jenë të komplikuara.
Aubameyang ka kontratë me “Blutë” deri në verën e vitit të ardhshëm. Ai iu bashkua këtij klubi vitin e kaluar, por nuk ia doli të lë gjurmë.
Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit, Arsenalit e Barcelonës në tregun e transferimeve vlerësohet me 4 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.
Transferimi i Aubameyang në Marseille do të ishte rikthim i tij në Francë.
Ai ka qenë pjesë e Dijon, Lille, Monaco dhe Saint-Etienne.