Botërori i 2026-ës në Formula 1 do të ketë risi jo vetëm sa i përket rregullave të reja që do të implementohen, por edhe sa i përket skuadrave pasi do të jenë dy të tilla debutuese.
Njëra prej tyre është Audi, e cila ka blerë Sauber-in dhe që nga viti i ardhshëm do të garojë me motorin e saj të prodhuar në Gjermani.
Paraditen e sotme gjigandi gjerman i automobilave ka bërë me dije se ka arritur një akord me neobankën “Revolut”. Sipas marrëveshjes thuhet se partneriteti me kompaninë britanike nis nga janari i 2026-ës.