Thursday, 19. March 2026
Futboll

Ausilio fluturon drejt Londrës për të siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri. Ja detajet

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

“Calciomercato.com” bën me dije se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka udhëtuar drejt Londrës për të nisur bisedimet zyrtare me Tottenham, mbi transferimin e mundshëm të Guglielmo Vicario.

Portieri italian ka dhënë “ok” e tij për t’u rikthyer në Serie A dhe të transferohet tek Inter, tani mbetet pjesa më e vështirë të gjehet gjuha e përbashkët me Tottenham.

Vicario është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2028 dhe shifra që pritet të kërkojë Tottenham është 18-20 milionë euro, sipas burimeve të ndryshme. Një shifër e përballueshme nga klubi zikaltër, që e sheh Vicario-n si pasuesin ideal të Yann Sommer. Zvicerani do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.

Teilen: