Monday, 26. January 2026
Sport

Australian Open/ Përcaktohen çiftet çerekfinaliste te meshkujt

GS 26/01/2026 1 Min. Lesezeit

Janë përcaktuar tashmë 4 sfidat çerekfinale të turneut të meshkujve në Australian Open. Alcaraz do të përballet me De Minaur për një vend në gjysmëfinale, ndërsa Zverev do të ndeshet me Tien.

Djokovic do të luajë kundër Musettit, ndërsa çerekfinalja e katërt do të jetë përballja Shelton-Sinner.

Favoritët kryesorë për fitimin e turneut (Alcaraz, Sinner dhe Djokovic) janë akoma në garë për të fituar Grand Slamin e parë të vitit.

Teilen: