Sunday, 27. September 2026
Sport

Austria 2-0 Kosova, mbyllet pjesa e parë në Vjenë

GS 27/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës me epërsinë 2-0 për vendasit, në xhiron e dytë të Ligës së Kombeve.

Golin e parë e shënoi David Affengruber në minutën e 23-të, pas harkimit të Romano Schmid nga goditja e dënimit.

Fillimisht goli u rishikua nga VAR-i për një pozicion të mundshëm jashtë loje, por më pas u konfirmua.

Kosova pati rastin më të mirë në minutën e gjashtë, kur Vedat Muriqi goditi mbi portë nga brenda zonës.

Kur pritej fishkëllima për përfundimin e pjesës së parë, Austria shënonë edhe golin e dytë.

Junior Adamu realizoi në minutën 45+3 pas një aksioni të bukur kolektiv, duke e dërguar Austrinë në pushim me epërsi 2-0 ndaj Kosovës.

Një pjesë e hidhur për “Dardanët”, të cilët tashmë kanë një disavantazh të dyfishtë për pjesën e dytë.

Teilen: