Wednesday, 17. June 2026
Sport

Austria fiton ndaj Jordanisë

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Jordanisë ka debutuar me humbje në Kupën e Botës.

Jordania, të mërkurën në mëngjes u mposht nga Austria me rezultatin 3:1.

Kjo ndeshje i takoi Grupit J, të cilin e përbëjnë edhe Argjentina e Algjeria.

Romano Schmid (20′), autogoli i Yazan Alarab (76′) dhe penalltia e Marko Arnautoviqit në minutat shtesë, siguruan fitoren e Austrisë në këtë përballje.

Ndërkohë, Ali Olwan (50′) realizoi për Jordaninë por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen në ndeshjen e parë të Botërorit.

Tani, Grupit J i prijnë Argjentina dhe Austria me nga tri pikë, duke lënë pas vetes Jordaninë e Algjerinë, pa pikë.

Teilen: