Skuadra “Austria” është kurorëzuar kampione e turneut Red Bull Four 2 Score, duke siguruar kështu një vend të merituar në finalet botërore që do të mbahen në Toronto, Kanada.
Pas një gare intensive dhe plot emocione, “Austria” arriti të dallohet me performancë të jashtëzakonshme, disiplinë në lojë dhe shpirt gare, duke mposhtur kundërshtarët dhe duke rrëmbyer trofeun e shumëpritur, raporton lajmi.net
Fitorja e tyre jo vetëm që përfaqëson një arritje të madhe për ekipin, por edhe një moment krenarie për Kosovën, pasi do të jenë pikërisht ata që do të mbajnë flamurin e vendit në skenën ndërkombëtare.
Finalet botërore në Toronto pritet të mbledhin ekipet më të mira nga e gjithë bota, ndërsa skuadra “Austria” tashmë nis përgatitjet për këtë sfidë të madhe./Lajmi.net/
Teilen: