Në autobiografinë e tij, Joe Cole ka treguar mjaft detaje rreth karrierës së tij futbollistike. Një detaj interesant i librit “Luxury Player” ishte ai i ndeshjes mes Barcelona-s dhe Chelsea-t në “Camp Nou” në 2005-ën.
Momentet pas ndeshjes ishin dramatike për lojtarët e skuadrës londineze, të cilët pas humbjes me shifrat 2-1 u përballën me mërinë e trajnerit të tyre, José Mourinho.
“Ky ishte testi ishte testi juaj i parë i fortë si ekip dhe ju dështuat. Luajtët në ‘Camp Nou’ dhe u fshehët. Jeni burracakë. Nuk keni kurajë!”, u ishte drejtuar Mourinho lojtarëve.
Më pas Joe Cole, shpjegon: “Pasi kaluan disa çaste ai u drejtua nga
Petr Cech, John Terry, Frank Lampard… dhe u tha se Eto’o dhe Deco i poshtëruan. José nuk u përmbajt duke mallkuar: ‘Bastardë të mallkuar, lojtarë pa kurajë’”.
			

