Kombëtarja e Rumanisë U21 ka humbur me shifrat 3:2 ë ndeshjen kualifikuese për “Euro 2025” në Elbasan nga Shqipëria U21.
Autobusi që po transportonte Përfaqësuesen U21 të Rumanisë për në aeroportin e Tiranës, është përfshirë në një aksident rrugor.
Autobusi i rumunëve të rinj është përfshirë në një aksident në autostradë, por thuhet se asnjëri prej lojtarëve apo stafit nuk janë lënduar.
“Autobusi ka pasur një aksident rrugor gjatë rrugës për në aeroport. Ata po transportoheshin nga Elbasani ku është zhvilluar ndeshja drejt Tiranës. Në këtë aksident janë përfshirë edhe disa vetura tjera, por askush prej nesh nuk është lënduar”, ka thënë drejtori teknik i Federatës së Futbollit të Rumanisë, Mihai Stoichita për “Fanatik.ro”.