• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Auzilio analizon merkaton dhe objektivat e Interit: Dumfris nuk largohet, duam sërish titullin këtë vit

08/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka folur për merkaton dhe lëvizjet që po bëjnë zikaltrit pas përfundimit të kampionatit.

auzilio

Ai thotë se rinovimi i trajnerit tregon vazhdimësi, ndërsa garanton se Dumfris për momentin nuk ka shprehur asnjë dëshirë për t’u larguar nga skuadra dhe për të nisur një tjetër aventurë.

INZAGI- Marrëveshja për rinovimin e tij do të thotë vazhdimësi. Duam të vazhdojmë idenë dhe rrugën e nisur disa vite më parë. Me Inzagin do të nisë viti i katërt dhe ai që lamë pas ishte fantastik. Kjo është puna jonë, mënyra se si duhet ta shohim futbollin. Duam të jemi kompetitivë sepse jemi kampionët në fuqi. Skuadrat e tjera po organizohen mjaft mirë, por duhet të jemi vendimtarë për të kuptuar që Interi do të jetë aty edhe sezonin e ardhshëm”.

DUMFRIS- “Nuk kam asnjë informacion për largimin e tij. Pavarësisht situatës së kontratës, në ditët e ardhshme do të ulemi me lojtarin për të kuptuar çfarë do të ndodhë. Ai ka treguar dëshirën për të qëndruar në skuadër, por nëse do të vijnë oferta sigurisht që mund të kemi lëvizje. Sot për sot, Dumfris është lojtari ynë dhe më ka komunikuar që do të qëndrojë. Dhe për momentin nuk po mendojmë të bëjmë asnjë lëvizje në krahun e djathtë”.

KARBONI- “Për ne është një krenari e madhe. Është rritur në sektorin e të rinjve të Interit ashtu si vëllezërit e tij. Kemi fat që i kemi në këtë skuadër. Është duke u përmirësuar dhe këtë vit me Monzën ka treguar shumë gjëra pozitive. Uroj që të grumbullohet nga kombëtarja e Argjentinës për Kupën e Amerikës. Pastaj do të rikthehet për të bërë fazën përgatitore me ne dhe të shohim çfarë vendimi do të marrim.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Besa po përforcohet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.