• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Auzilio shënjestron talentin Alberto

20/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër talent brazilian në radarët e Interit. Politika e klubit dikton drejtuesit që të rinovojnë organikën dhe për këtë arsye Auzilio dhe Baçin do të vëzhgojnë lojtarë të rinj dhe me perspektivë.

Gjithashtu mund të kenë edhe një impakt të menjëhershëm në skuadër.

Një nga ata mund të jetë Juri Alberto.

Sulmuesi brazilian ka lindur në vitin 2001 dhe është një lojtar modern që mund të bëjë mjaft mirë të gjitha rolet në repartin e sulmit. Ai mund të jetë si sulmues qendror ashtu edhe anësor.

Për momentin luan te Korinthians dhe kartoni i tij vlerësohet 25 milionë euro. Të luajë përtej oqeanit nuk është një risi për atë.

Juri në të vërtetë në vitin 2022 është transferuar nga Zeniti për 25 milionë euro. Një eksperiencë aspak fatsjellëse që u ndikua nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës. Për këtë arsye impakti i tij ka qenë me 6 gola dhe 4 asiste në 15 prezenca në kampionat dhe kupë. Agjenti i lojtarit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me skuadrën e Interit për të kuptuar realisht nëse ekziston një interes prej tij.

“Për momentin nuk kemi oferta në tavolinë. Juri mund të luajë në të gjitha ekipet e mëdha të Serisë A.

Sigurisht që edhe tek Interi. Vlera e kartonit të tij është afro 25 milionë euro”, ka thënë menaxheri. Sipas lajmeve që qarkullojnë nga Brazili lojtari është një kërkesë specifike e Simone Inzagit. Për momentin nga Italia nuk ka konfirmime në këtë aspekt.

Në merkaton e verës do të largohet Korrea dhe Arnautoviç, po ashtu edhe Taremi nuk bind aspak. Kjo do të thotë se në merkaton e ardhshme pritet revolucion në repartin e avancuar. Kastro është gjithashtu një prej lojtarëve që iu pëlqen drejtuesve zikaltër.

Next Post

LIGA E EUROPËS/ Roma kualifikohet me përmbysje ndaj Portos, Gallatasaraj nuk ia del përballë holandezëve (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.