Sunday, 10. May 2026
Sport

Avdijaj firmos me Wolfsberger AC

GS 30/06/2025 1 Min. Lesezeit

Donis Avdijaj ka ndërruar klub, por jo edhe kampionat. Sulmuesi 28-vjeçar i është bashkuar skuadrës tjetër nga Austria, Wolfsberger.

Avdijaj, të hënën është prezantuar te Wolfsbergeri, ekip me të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Te skuadra e re, të cilës i është bashkuar si lojtar i lirë, Avdijaj do ta bartë fanellën  me numrin 10.

Në prezantimin e tij, Avdijaj është shprehur tejet i kënaqur që do të jetë pjesë e Wolfsbergerit, duke premtuar një sezon të suksesshëm.

Ai pranoi se kishte shumë oferta, por në fund vendosi të transferohet te Wolfsbergeri dhe ta vazhdoj karrierën në Austri.

Avdijaj sezonin e fundit ishte pjesë e Hartbergut, ku shënoi 11 gola dhe bëri 14 asistime në 36 paraqitje.

Gjatë karrierës, Avdijaj ka ndërruar shumë skuadra pasi ka luajtur edhe në Zvicër, Qipro, Holandë, Skoci, Turqi e Gjermani.

Teilen: