Leon Avdullahu ka folur para mediave në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme të Kosovës ndaj Irlandës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mesfushori i Kosovës ka vlerësuar kundërshtarin, por ka bërë të qartë se skuadra dardane është e përgatitur për një përballje të vështirë dhe nuk ka frikë nga Irlanda.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, por jemi gati për ndeshjen e nesërme ndaj Irlandës”, ka deklaruar Avdullahu.
Ai foli edhe për konkurrencën në mesfushë, duke theksuar se është i gatshëm të luajë me cilindo bashkëlojtar që përzgjidhet nga trajneri.
“Nuk e kam problem me cilin lojtar luaj në mesfushë.”
Avdullahu gjithashtu u shpreh se Kosova e meriton respektin e kundërshtarit dhe se skuadra ka besim në aftësitë e saj.
“Irlanda ka një ekip të mirë, por ne jemi gati dhe nuk frikësohemi.”
Teilen: