Tuesday, 13. October 2026
Sport

Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Pas debutimit dhe paraqitjeve të mira me Kosovën në Ligën e Kombeve, futbollisti Milot Avdyli është shpërblyer për performancën e mirë edhe në Slloveni.

Futbollisti i krahut, është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së 11-të në kampionatin slloven.

Në fakt, Avdyli ishte më i merituari për fitoren e ekipit të tij, Celje në xhiron e fundit që e luajti në shtëpi kundër skuadrës Aluminij.

Celje fitoi me rezultatin 1:0, falë golit të Avdylit që e realizoi në minutën e 10-të dhe luajti gjatë tërë ndeshjes, në të cilën u ndëshkua me karton të verdhë.

Për Avdylin, ky është goli i parë këtë sezon në kampionat ku ka regjistruar  8 paraqitje ndërsa Celje zë vendin e pestë në tabelë me 15 pikë.

Avdyli muajin e shkuar u ftua për herë të parë të Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndërsa u aktivizua në humbjen nga Austria dhe barazimin me Izraelin.

Teilen: