Wednesday, 25. March 2026
Sport

Aventurës me Romën i vjen fundi? Murinjo flet për të ardhmen: I kam idetë e qarta, i falënderoj tifozët

GS 13/12/2023 1 Min. Lesezeit

Roma do të përballet me Sherif Tiraspol ditën e nesërme, në duelin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Europës. Trajneri portugez i verdhekuqve, Zhoze Murinjo, u ndal te e ardhmja e tij, i cili duket se i ka dhënë shenja lamtumire Romës.

murinjo

“Nuk më duhet fare të mendoj. I kam idetë e qarta në kokë. Më duhet vetëm të falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre, por nuk më bëjnë të ndihem rehat. Skuadra është ajo që më përfaqëson mua në fushë. Më bën krenar dhe emocional, por jo të ndihem më mirë. Mos e bëni për mua. Është skuadra ajo që ka nevojë në fushë”, ishin fjalët e portugezit.

Ai gjithashtu u ndal dhe te mesazhi që dërgoi me anë të djalit të topave drejt Rui Patricios. “Kur isha unë djali i topave dhe babai im trajner, këtë gjë bëja gjithmonë. I dërgoja lojtarëve mesazhe në fushë”, përfundoi Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: