Aventura e “gardianit” Ederson te Manchester City mund të ketë arritur fundin, me “yllin” brazilian, që me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës në seancën e ardhshme të merkatos, teksa këtë të martë është mësuar edhe një prej destinaconeve të radhës të “shtatlartit” të portës.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, sauditët e Al-Ittihad i kanë drejtuar sytë te lojtari brazilian për sezonin e ardhshëm, me “gjigantët” e Saudi Pro League, që janë të gatshëm të ofronte 25 milionë paundë për të nënshkruar me portierin, ndaj mund të ketë disa zhvillime të rëndësishme në merkaton e verës.
Ndërkaq kujtojmë se, pas mbërritjes në Premier League në vitin 2017, portieri brazilian kontribuoi në fitimin e gjashtë kampionateve, katër Kupave të Ligës, dy Kupave FA, dy Community Shields, si dhe në triumfin në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /i.m .abcnews.al