Srdjan Djokovic, babai i tenistit serb Novak Djokovic, ka bërë një deklaratë provokative në Sputnik, televizionin rus që transmetohet në Serbi.
I ftuar për të folur për fëmijërinë dhe karrierën e djalit të tij si tenist, Djokovic ka lëshuar deklarata nacionaliste, duke thënë se Kosova është zemra e Serbisë.
“Kosova është zemra e Serbisë, kjo nuk është një plaçkë, kjo është e vërteta sepse pa Kosovën ne jemi pluhur, një hapësirë boshe, ne thjesht nuk ekzistojmë. Ashtu si Jerusalemi është për hebrenjtë ose Meka dhe Medina për myslimanët ose Vatikani për katolikët – për ne është Kosova”, ka provokuar babai i tenistit serb që njihet edhe si nacionalist i madh.
Madje ai i ka vënë zjarr edhe më shumë deklaratës së tij në televizionin rus, duke thënë se “Kosova nuk do të njihet kurrë si pjesë e ndarë nga Serbia”.