Ndeshja e Kupës së Zvicrës mes klubit amator Zug 94 dhe FC Zurich do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
Skuadra e Superligës fitoi, por rezultati bëhet i parëndësishëm. Sulmuesi i talentuar shqiptar i FCZ, Labinot Bajrami (19 vjeç) hyri si zëvendësues në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 2-0.
Ndeshja tashmë ishte vendosur për shkak të hendekut të fuqive. Megjithatë, Bajrami nuk u lejua ta përfundonte ndeshjen, por luajti vetëm 18 minuta, sepse trajneri Ricardo Moniz e nxori sërish nga fusha.
Shkaku? Sepse Bajrami nuk bëri presion ashtu siç ka dashur trajneri dhe me sa duket ka thënë fjalë nënçmuese (“Fuck off”) në drejtim të trajnerit.
Zëvendësimin e lojtarëve zëvendësues të tij është një metodë që Moniz e ka përdorur disa herë. Kjo çoi në diskutime të nxehta një javë e gjysmë më parë, në ndeshjen e Ligës Europiane mes FC Zurich dhe Guimaraes.
Trajneri Moniz kishte zëvendësuar Jonathan Okita brenda dhe jashtë, në ndeshjet kundër portugezëve për shkak të paraqitjes së dobët në mbrojtje dhe më pas e talli publikisht në konferencën për shtyp. Në fillim të sezonit kjo i ndodhi tashmë mbrojtësit Doron Leidner në ndeshjen kundër Yverdon.
Dhe tani shqiptari Bajrami, i cili pasi u zëvendësua në ndeshjen e kupës, doli dukshëm i inatosur nga fusha e blertë, kërkoi rrugën më të shkurtër për në dhomat e zhveshjes, pas trajnerit Moniz, dhe e përplas derën fort. Zhurma ishte aq e fortë, sa disa e dëgjuan deri jashtë.
Ndërsa talenti i FCZ lëshoi zemërimin e tij në dhomën e zhveshjes, ngjarjet po ndodhnin mënjanë. Moniz, i cili as nuk e shikoi fare Bajramin kur e zëvendësoi, për pak sa nuk u godit nga një çadër që fluturoi nga tribuna në lëndinën e blertë.
Objekti i hedhur fluturoi disa centimetra pranë trajnerit të FCZ. Arbitri Fedayi San ndaloi menjëherë lojën dhe shkoi në vijën anësore. “Më duhej të ndërhyja menjëherë, sepse ndihmësit më sinjalizuan se duhej të mbroja trajnerin”, – tha San për “Blick” pas ndeshjes.
Sikur të mos ishte çmenduri hedhja e çadrës drejt trajnerit, edhe më çmenduri rezultoi emri i hedhësit të saj. Ai ishte babai i Labinot Bajramit, talentit shqiptar të zëvendësuar, i cili ishte tërbuar fare nga poshtërimi ndaj të birit.
Bajrami u bllokua nga forcat e sigurisë dhe u mor me vete. Presidenti i FCZ, Ancillo Canepa gjithashtu përpiqet të ndërmjetësojë jo shumë larg skajit të fushës. Sa më gjatë të zgjasë rrëmuja, aq më shumë Canepa fillon të tërbohet, sepse dalëngadalë kuptoi se kush e hodhi çadrën.
As Bajrami dhe as Canepa nuk deshën të flisnin për këtë incident pas përfundimit të ndeshjes, por trajneri Moniz e komentoi incidentin: “Metoda me të cilën do të vazhdoj këtu është puna ime. Unë kurrë nuk e kam përjetuar diçka të tillë në karrierën time.
Ky është një kapitull i zi. Tani duhet të mendoj me familjen time se çfarë do të ndodhë më pas në Cyrih. Nuk mund të vazhdoj nëse siguria ime është në rrezik. Objekti i mprehtë më kaloi pranë disa centimetra”.