• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Babai i Uzunit publikon statistikat: Myrto i 7-ti në Europë, jo në Arabi e Azi

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lënia jashtë liste e Myrto Uzuni shkaktoi jo pak debat në opinionin publik.

Emri i sulmuesit të Granadas ishte mes mungesave të mëdha si Cikalleshi apo Bare duke surprizuar të gjithë.

Babai i Myrtos, Artan Uzuni, ka thyer heshtjen me anë të një komenti në Facebook ku zbulon fakte me anë të statistikave personale të Uzunit i cili është i 7-ti në Europë për ndihmën në anën defansive.

“Ky është Uzuni që nuk mbron prapa. I 7-ti në Top 5 ligat më të forta të Europës dhe jo në ligat e Arabisë apo të Azisë. Respekte për ju, jeta vazhdon.

I urojmë suksese Kombëtares, Shqipëria mbi të gjitha”, shkruan ai.

Me këto statistika, ai hedh poshtë teorinë se Uzuni u la jashtë për zgjedhje taktike, duke qenë se Seferi preferohet për shkak të ndihmës që i sjell Mitajt në mbrojtje.

E megjithatë, tregohet ‘gentleman’ duke lënë gjithçka pas e duke i uruar më të mirën kuqezinjve në aventurën europiane.

Next Post

Strategu i Atalantës, Gasperini paralajmëron Gjimshitin dhe shokët e tij për pushimet: Të gjithë mund të luajnë futboll përveç…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.