Lamtumira e inxhinierit Lambiase nga Red Bul nuk ka ndikuar për të ardhmen e pilotit holandez.
Pavarësisht vështirësive të fundit të Red Bull dhe spekulimeve për një tërheqje të parakohshme, pozicioni i klanit Verstappen duket i stabilizuar. Jos Verstappen e ka përjashtuar kategorikisht hipotezën që djali i tij Max të largohet shpejt nga Formula 1.
“Se çfarë do të bëjë varet nga Max, por mendoj se thjesht do të vazhdojë të garojë”, – ka deklaruar babai i kampionit të botës në Holandë për “RaceXpress”.
Ndarja zyrtare mes Max Verstappen dhe Gianpiero Lambiase do të ndodhë në 2028-ën, kur inxhinieri i njohur do të kalojë te McLaren. Bëhet fjalë për një goditje të fortë për stabilitetin e Red Bull, që humb një tjetër element kyç të ciklit fitues, pas një bashkëpunimi që ka zgjatur prej vitesh.
Në mënyrë surprizuese, piloti holandez nuk ka bërë rezistencë për këtë transferim, përkundrazi e ka inkurajuar personalisht Lambiase të pranojë ofertën e skuderisë nga Woking, duke e konsideruar një mundësi profesionale të parefuzueshme.