Moto Gp mbërrin në Evropë me garën për Çmimin e madh të Spanjës. Një pistë tepër e pëlqyer si për Marc Markez ashtu edhe për Francesco Bagnaia, të cilët kanë fituar tre herë në Herez. Të dy pilotët synojnë pokerin në fundjavën e garës spanjolle.
Pas një fillimi sezoni krejtësisht jashtë kontinentit të vjetër, MotoGP mbërrin në Evropë në fundjavën e parë të muajit maj, për Çmimin e Madh të Spanjës, i pari i një serie të pandërprerë prej dymbëdhjetë etapash në kontinentin tonë, që është e destinuar të përfundojë vetëm në Misano, në fund të verës së ardhshme.
Për Francesco Bagnaia, i thirrur për të frenuar vrullin e Marc Markez dhe vëllait të tij, nuk mund të kishte një teatër më të përshtatshëm dhe më të favorshëm se ai i Jerez de la Frontera. Në fakt, Pecco ka qenë i pamposhtur në shtëpinë e Markezit, që nga viti 2022.
Tre fitore radhazi në qarkun Andaluzian që janë të barabarta me ato të arritura nga rivali i tij i drejtpërdrejtë dhe shoku i skuadrës, midisi 2014-2019. Marc përballet me garën e parë të sezonit evropian pas një fillimi të jashtëzakonshëm të botërorit dhe fillimit të aventurës së tij me Ducatin.
Ndërkohë që 8 herë kampioni i botës kujton edhe faktin se pikërisht në këtë pistë nisi seria e rrëzimit dhe dëmtimeve të tij të njëpashnjëshme.
Por tani spanjolli vjen në Jerez pas 4 fitoreve të para, ndërsa Banjai 1, edhe kjo e arritur nga italiani për faktin se Markez u rrëzua. Të gjithë presin një duel të zjarrtë, midis dy vëllezërve Markez dhe Banjaias.