Bajerni duket se nuk e ka mbyllur me merkaton e janarit, me kampionët e Gjermanisë që janë pranë një goditjeje të bujshme.
Bëhet fjalë për Kirian Tripier, i cili duket se nuk është më i lumtur te Njukasëlli.
“Chronicle Live” raporton se Tomas Tuhel e do me çdo kusht një mbrojtës të djathtë në skuadër dhe 33-vjeçari anglez shihet si i duhuri.
Tripier nuk është i vetmi anglez që do t’i bashkohet Bajernit në këto dy merkato të fundit, pasi para tij ishin dhe Herri Kejn e Erik Dajer.
PANORAMASPORT.AL