Wednesday, 28. January 2026
Sport

Bajerni bën gati 100 milionë euro, pranë akordit me yllin e Barcelonës

GS 25/12/2023 1 Min. Lesezeit

Më herët gjatë të dielës u raportua se Bajerni i Mynihut është informuar nga Barcelona se nuk mund të nënshkruajë me mbrojtësin dhe kapitenin e katalanasve, Ronald Arauho në merkaton e janarit. Por, kampionët e Bundesligës ende ruajnë një shpresë të vogël për ta transferuar 24-vjeçarin në verë.

arauho

Uruguaiani është bërë objektivi i “ëndrrave” për menaxherin e bavarezëve, Tomas Tuhel dhe drejtorin sportiv Kristof Frojnd.

Por dje, gazeta “Mundo Deportivo” raportoi se gjigantët gjermanë janë gati të arrijnë shifrën prej 100 milionë euro në verë në mënyrë që të joshin Ronald Arauhon që të lërë Barcelonën dhe të transferohet në Mynih. Sipas “MD”, Bajerni kërkon të përfitojë nga situata problematike financiare e Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: