Bajern Mynih dhe Lajpcig janë të interesuar për Ksavi Simons. Holandezi ishte tashmë i huazuar te “Demat” nga PSG-ja sezonin e kaluar. Tani dy klubet e Bundesligës po luftojnë për shërbimet e xhevahirit të mesfushës!
Situata është e tillë ku Kavi nuk dëshiron të kthehet në Paris, sepse ka frikë se s’do të ketë minuta të mjaftueshme për të luajtur. Bavarezët dhe Lajpcig duan ta huazojnë, me shumë mundësi me një opsion blerje në fund të sezonit 2024-2025. Sipas gazetës sportive franceze “L’Équipe”, gjigantët nga Mynih janë më të avantazhuar.
Madje, flitet për një transferim prej 90 milionë eurosh! Gazeta shkruan: “Disa burime citojnë një shumë prej 90 milionë euro me opsionin e blerjes në ofertën bavareze”. Kjo do të ishte gati e pabesueshme! Sipas planit nënshkrimi do të realizohet në verën e vitit 2025, njëkohësisht blerjen e dytë më të shtrenjtë të Bajernit të të gjitha kohërave, pas Herri Kejn (i ardhur nga Totenhem), i cili kushtoi më pak se 100 milionë euro verën e kaluar.
Në bazë të informacioneve prej “BILD”, bordi i Bajernit aktualisht po ndërton strategjinë për të siguruar Kavi Simons. Drejtori sportiv, Maks Eberl, e ka ndjekur super dribluesin prej javësh. Ai është objektivi i madh i transferimeve këtë verë. Fakti që Bajern tani po merr kohë të mjaftueshme ka të bëjë edhe me transferimin tjetër, Dezire Dye. “L’Équipe”, thekson se ka një ofertë prej 45 milionësh për super talentin nga Stade Renes nga PSG-ja . Kjo do të thotë se propozimi është dhjetë milionë euro më shumë sesa ajo që klubi gjerman bëri për talentin me prirje ofensive.
Renes po imagjinon një tarifë transferimi prej 60 milionë eurosh. Bavarezët po punojnë paralelisht për Ksavin dhe Dye. Nëse skuadra e Mynihut mund t’i finalizojë këto dy megamarrëveshje pas nënshkrimeve me Mishel Olize (51 milionë euro nga Kristal Palas), Zhoao Palhinja (49.5 milionë euro nga Fulhem) dhe Hiroki Ito (23.5 milionë euro nga Shtutgart), atëherë do ishin një “makineri” e pandalshme talentesh. Pas këtij prizmi një gjë është e qartë, Bajerni duhet të shesë të paktën dy lojtarë të klasit të lartë, përveç Matajs de Ligt dhe Kingslei Koman.
PANORAMASPORT.AL