Bajerni i Mynihut është ende në kërkim të një portieri për sezonin e ri duke parë që Jan Zomer shumë shpejtë do të jetë pjesë e Interit.
Duket se objektivi numër 1 për portën e bavarezëve është David Raja i Bremtford. Spanjolli ka konfirmuar se do të largohet dhe një kalim te “rekordmenët” e Gjermanisë është ajo që ai dëshiron.
Për të janë interesuar dhe klube në Premier Ligë si Totenhemi dhe Çelsi, por duket se tashmë në “pole” është Bajerni që kërkon të bindë Brentfordin.
Kjo lëvizje ndoshta do t’i jepte dhe një mundësi Thomas Strakoshës, me gardianin e Kombëtares që mund të tregojë aftësitë e tij për të bindur trajnerin danez Frank.
PANORAMASPORT.AL