Bajerni i Mynihut është ndalur nga Duren, një klub gjerman i kategorisë së katërt. Miqësorja e zhvilluar u mbyll në barazimin 1-1.Dueli u zhbllokua në minutën e 40-të nga Duren me një gol të shënuar nga Rafael Garcia Doblas. Ndërsa në pjesën e dytë, në të 69-ën erdhi edhe barazimi.
Pasi gjuajtja e Adam Aznou u bllokua nga portieri, Nestory Irankunda e ndoqi mirë aksionin dhe arriti të barazonte rezultatin.
Ndeshja e ardhshme e Bajernit është me Totenhemin të shtunën e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL