• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajerni kërkon shitjen e Komanit me çdo kusht

27/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kingsli Koman konsiderohet ende një kandidat potencial për largim te Bajern Mynih. Përderisa deri tani nuk ka pasur oferta nga klube të tjera për anësorin, kjo mund të ndryshojë në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Shefat e klubit gjerman me sa duket po shpresojnë për një ofertë të minutës së fundit.

Bavarezët me sa duket janë ende të gatshëm të bisedojë me Kingsli Koman për një transferim të mundshëm të 28-vjeçarit gjatë kësaj periudhe transferimi.

Në këtë kontekst, “eksperti” i transferimeve Fabricio Romano raportoi se vetë Koman duhet të vazhdojë të spekulojë për një ndryshim.

Sipas tij, ka ende mundësi për një transferim në ditët në vijim.

Prandaj, një ofertë për francezin në fazën përfundimtare të dritares së transferimit konsiderohet e mundshme, sepse palët e interesuara shpresojnë për një pozicion të përmirësuar negociues nga një propozim i vonuar.

Po sipas Romanos, një model i mundshëm transferimi për përgjegjësit në Mynih është edhe mundësia e një huazimi të mundshëm me një opsion blerjeje të mëvonshme.

Fakti që një ndryshim për anësorin nuk është bërë ende i mundur, thuhet ndër të tjera edhe për pagën e lartë vjetore që francezi merr te rekordmenët e Gjermanisë.

Në fitoren 3-2 të Bajernit ndaj Volfsburgut në fillimin e Bundesligës, Koman u përfshi si zëvendësues në minutën e 75-të, tregues se nuk është në planet e trajneri belg Vinsent Kompani. PSG dhe disa klube nga Arabia Saudite janë në ndjekë të Komanit, vlera e të cilit sipas mediumit ekspert të vlerës së lojtarëve “Transfermarkt” shkon deri në 50 milionë euro.

Next Post

Kampionati i futbollit të plazhit/ Velipoja mund në finale Lyon dhe shpallet ekipi kampion i këtij edicioni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.