• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajerni konfirmon gjithçka! Ylli i skuadrës bavareze refuzon ofertën për rinovimin e kontratës dhe del lojtar i lirë

18/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajern Mynih mund të humbasë një nga yjet e tij. Leroi Sane ka refuzuar ofertën e fundit që i ka bërë klubi për rinovimin e kontratës dhe në situatën aktuale. do të largohet me parametër zero në qershor.

sane

Futbollisti gjerman kishte marrë një ofertë nga klubi, por nuk ishte dakord me parametrat financiarë të saj. Ndaj 29-vjeçari ka refuzuar këtë ofertë dhe vazhdon t’i qëndrojë deri tani besnik idesë së largimit nga bavarezët në kërkim të një sistemimi të ri.

Drejtori sportiv i Bajern Mynih, Maks Eberl, konfirmoi pas suksesit 4-0 ndaj Hofenhajm se marrëveshja kishte dështuar. “Leroi tha sot se ai nuk dëshiron ta pranojë ofertën në formën aktuale. Kjo është e drejta e tij.

Gjëja e këndshme në këtë situatë është se nuk ka asnjë lloj armiqësie mes nesh. Është ndjesia ime dhe ndoshta tërësisht e gabuar por duket se Leroi dëshiron të qëndrojë. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, tha drejtuesi i Bajernit, duke i hapur rrugë mundësisë së përmirësimit të ofertës për të gjetur gjuhën e përbashkët me yllin e sulmit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventusi përgatitë 40 milionë euro për transferimin e një mbrojtësi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.