• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajerni kthehet në ‘mallkim’, askush nuk i do/ Pas Kejnit, një tjetër sulmues i thotë “jo” me lezet kampionëve

07/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajern Mynih vësh trohej para një viti si klubi i ëndrrave për çdo lojtar, marrë në konsideratë suksesin e bavarezëve në arenën vendëse e atë ndërkombëtare në spektrin e futbollit. Por tashmë gjithçka ka ndryshuar.

Collage Maker-07-Jun-2023-12-13-AM-8121

Çdo “aktor” që linte gjurmë në Bundesligë e shikonte me syrin e “ëndrrës në sirtar” Mynihun, ama korniza e dikurshme ka filluar të pësojë krisje të forta, e ku një pjesë e konsiderueshme e kësaj zymtësie vjen nga shkarkimet e befta të Julian Nagelsmanit në pikën më të nxehtë të sezonit e për t’i vënë “kapak” me “dëbimin” e Oliver Kahnit dhe Hasan Salihamixhiçit.

Triumfi në ligën vendëse nuk i ka rritur kredencialët as në lupën e lojtarëve me emër si Kejn, Osimhen, Deklan Rajs apo Kolo Muani. Pikërisht ky i fundit u “përzgjodh” nga presidenti i nderit Uli Hënes si personazhi i duhur për të rikthyer në udhën e duhur sulmin e gjermanëve.

REFUZIMET E NJËPASNJËSHMe-Herri Kejn u projektuar gjatë verës së shkuar si opsioni ideal në mbylljen e hendekut të lënë bosh prej largimit të Robert Levandovskit. Bomberi polak i siguronte klubit më të titulluar në Gjermani të paktën 40 gola në vit, kuotë e frikshme. Julian Nagelsman u detyrua të improvizonte “të harruarin” ÇupoMoting në rolin e “pykës”. Rrjetat e shtatlartit kamerunas nuk munguan, ndonëse prezenca dhe tërheqja e skuadrës ishte pa pikë referimi në majë të fazës ofensive. Goleadori i Totenhemit para disa ditësh ia bëri të qartë bordit nga Mynihu se nuk e ka në plan vazhdimin e karrierës me Bajernin.

Viktor Osimhen u “profetizua” nga Tuhel si “guri” i duhur që do t’i ngjiste kampionët aty ku e kishin vendin, në shkallën më të lartë të Europës rreth futbollit. Megjithatë edhe kjo piste u shua shpejt. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, ia tregoi “tragën” e vlerës së nigerianit, plotë 150 milionë euro, kuotë që do të vinte me shpatulla pas murit sheikët e PSG-së dhe Mançester Sitit e jo më një ekip, i cili e ka mbajtur të lidhur “thesin” e shpenzimeve në historinë e vet si 33 herë triumfuesit e Bundesligës. Së fundmi, Randall Kolo Muani u “prenotua” nga Hënes në “Allianz Arena”.

Statistikat mbresëlënëse bëjnë që çdo trajner “të lëpijë gishtat”, kur përmendet lojtari me numrin 9-të te Frankfurti, e përkthyer me 23 gola dhe 17 asiste përgjatë 46 prezencave në të gjitha kompeticionet ku “shqiponjat” shkelën në sezonin 2022-2023. “Çdo futbollist e ka ëndërr të inkuadrohet në Premier Ligë, këtu nuk bëj përjashtim as unë”, ishin frazat e 24-vjeçarit transalpin në intervistën për kanalin francez “Canal+”.

Prononcimi i Randall nënkupton se Mynihu nuk preferohet. Dushan Vlahoviçi nuk i mungon listës së “pykave” në tempullin e rekordmenëve. Gjatë javës së shkuar u zbuluan biseda private Tuhel-Vlahoviç në Torino dhe u pasuan me fjalët se palët kishin gjetur mirëkuptimin rreth zhvendosjes. Ama skenarët kanë ndryshuar me futjen në lojë të Mançester Junajtidit dhe Çelsit. Gjigantët nga ishulli i janë “qepur” ballkanasit, i cili djersit fanellën e Juves. Rezymeja të orienton drejt një operacioni sërish pa sukses, përveç bindjes së Dushanit, pikësëpari duhet të gërmojnë thellë në xhepa, krahas shpenzimeve me “bollëk” nga “djajtë” e “blutë” e Londrës, sikurse e kanë dëshmuar në vitet e fundit.

REVOLTA NGA BRENDA-Nusair Mazraui, Matis Til dhe Zhoao Kanselo zbarkuan me pretendime në “stratosferë” te Bajerni. Mbrojtësi maroken e ka veshur fanellën e bavarezëve vetëm në 26 takime dhe në këtë hark nuk i ka kaluar mesatarisht 60 minutat aktive në fushë. Kaq ka mjaftuar që Mazraui të kërkojë dëshpërimisht largimin. “Kicker” pohon se fjala e fundit mbi këtë nismë të 23-vjeçarit do të pasohet nga ballafaqimi me teknikun Tuhel.

Til mund të konsiderohet më të drejtë si humbësi më i madh në Mynih. Hasan Salihamixhiç besoi fort në talentin e francezit, aq sa të bindte bordin për të shpenzuar 20 milionë euro ndaj një 17-vjeçari të papromovuar në kontinentin e vjetër. 6 konkretizimet në intervalin e 27 sfidave nuk e ndihmuan as Nagelsmanin e Tuhelin t’i besonin 90 minuta të plota. Ai ka filluar të kërkojë “shtëpi” të re, e ku Frankfurti është hedhur në sulm. Kanselo erdhi me formulën e huazimit nga Siti.

“Qytetarët” ia bënë të qartë gjermanëve se nëse dëshironin të firmosnin me luzitanin në përfundim të marrëveshjes, atëherë duhet të firmosin “çekun” prej 70 milionë eurosh. Kokëfortësia e Bajernit ndikoi te kampionët e Anglisë, duke e reduktuar shifrën në 40 milionë euro.

Reagimi surprizues ka ardhur nga vetë lojtari. Me pretekstin e klimës, se ai dëshiron të kalojë në Spanjë, Barça dhe Reali e presin krahëhapur. E gjithë ajo “perandori” e krijuar me aq mund nga legjenda të ndryshme në evoluimin e Bajernit ka marrë përmasat e “tragjedisë”, jo vetëm te të huajt, por as kontingjenti aktual nuk do të qëndrojë më në Mynih.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Raportohet se Barcelona nuk e ka paguar Negreira për të ndikuar në rezultatet e ndeshjeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.