Sot do të luhen ndeshjet e kthimit për fazën play-off të Championsit ku 4 skuadra do të kalojnë në fazën tjetër. Dueli i parë është në orën 18:45 mes Milanit dhe Fejnordit, ku kuqezinjtë duhet të fitojnë me çdo kusht në “San Siro” për tu kualifikuar. Ndeshja e parë u fitua me rezultatin minimal nga holandezët.
Edhe Atalanta humbi me Bryzhin ndeshjen e parë, ndërsa sot do të kërkojë të rikuperojë gabimin. Bajerni dhe Benfika fituan sfidat e para dhe janë me një këmbë në fazën tjetër.
NDESHJET E SOTME
MILAN-FEJNORD 18:45
ATALANTA-BRYZH 21:00
BAJERN-SËLLTIK 21:00
BENFIKA-MONAKO 21:00PANORAMASPORT.AL