Duket se bisedimet mes Bajernit të Mynihut dhe Kajli Uoker kanë shkuar si mos më mirë, teksa mes palëve është arritur momentalisht një akord verbal.
Siç bënë me dije gazetari i njohur pranë kampionëve të Gjermanisë, Florian Pletenberg, Bajerni ka nisur nga puna për të bindur Mançester Sitin për shërbimet e 33-vjeçarit, i cili kërkon të largohet nga “qytetarët”.
Nga ana tjetër, Siti kërkon ta zëvendësojë me Benxhamin Pavar, i cili mund të shërbejë si pjesë e negociatave mes dy klubeve.
PANORAMASPORT.AL