Sunday, 8. March 2026
Sport

Bajerni nuk dorëzohet, mbi 90 milionë euro për yllin e Premier Ligës

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Duket se Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë në ndjekje të Herri Kejn, duke bërë gati ofertën e dytë për yllin e Totenhemit.

herri kejn

Sulmuesi anglez kërkon që të largohet nga Spërsat, me Realin, Mançester Junajtid dhe Bajernin që kanë shfaqur interes për të, por kjo e fundit duket se ka avancuar në bisedime me 29-vjeçarin.

“Rekordmenët” e Gjermanisë kanë bërë gati 92 milionë euro për të bindur Totenhemin, pasi oferta e parë prej 70 milionësh u refuzua.

Tani çdo gjë pritet nga Spërsat, teksa Kejn duket se ka pranuar për të kaluar te Bajerni.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: