Sunday, 22. March 2026
Sport

Bajerni thyen rekord dhe ofron 100 milionë euro për Herri Kejn, Totenhemi i përgjigjet gjermanëve me…

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Herri Kejn vazhdon të jetë objektivi kryesor i Bajernit të Mynihut në merkaton e kësaj vere, teksa gjermanët nuk dorëzohen për shërbimet e anglezit.

herri kejn

Gjithsesi kompromisi me Totenhemin nuk është i lehtë, me “Spërsat” që nuk duan ta lënë të lirë 30-vjeçarin.

Siç bëjnë me dije mediat, Bajerni ka thyer një rekord në merkato duke ofruar plot 100 milionë euro për Kejnin, për ta bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit, gjithsesi as kaq nuk i ka mjaftuar Totenhemit, duke e refuzuar ofertën e rekordmenëve.

Tashmë drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë do të zhvillojnë një tjetër takim me ata të Totenhemit për të kuptuar më mirë kushtet e këtyre të fundit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: