Monday, 13. April 2026
Sport

Bajernit i rrëzohet një alternativë tjetër, trajneri spanjoll pranë firmës me klubin e Premier Ligës

GS 06/05/2024 1 Min. Lesezeit

Julen Lopetegui do të marrë drejtimin e Uest Hemit sezonin e ardhshëm duke zëvendësuar David Mojes.

lopetegi

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano. Lopetegui ka pranuar propozimin e skuadrës angleze dhe së shpejti palët do të nënshkruajnë kontratën.

Pavarësisht se u lakua për të marrë drejtimin e Bajern Mynihut, spanjolli kishte prioritet rikthimin në Premier Ligë pasi negociatat me Milanin dështuan.

Kështu rekordmenëve gjermanë iu rrëzohet një tjetër alternativë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: