Është përmbyllur turneu ndërkombëtar i boksit, “Adem Jashari”.
Sot kanë përfunduar edhe meçet finale, ku eveniment zgjati dy ditë dhe u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Në turneun “Adem Jashari” morën pjesë boksier nga vendet e ndryshme si nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovakia.
Boksieri më i mirë u shpall Shpëtim Bajoku, ndërsa çifti më luftarak ishte dyshja Taulant Jakupi dhe Ukë Smajli.
Boksieri më perspektiv u shpall Useid Nika nga Shqipëria.
Boksieri më i mirë i huaj Alim Nasufi nga Maqedonia e Veriut, kurse tekniku më i mirë u shpall Erik Katona nga Sllovakia. /Lajmi.net/