Saturday, 7. March 2026
Sport

Bajoku mposhtet nga turku, përfundon garimin në Lojërat Evropiane

GS 25/06/2023 1 Min. Lesezeit

Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Boksieri ynë pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg.

  

Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan.

Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa jonë e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës, ku urojmë që ai në turnet kualifikues olimpik, të fitojë normën olimpike për Paris 2024.

Me një fitore dhe një humbje, Bajoku përfundon në vendin e nëntë./Lajmi.net/

  


Teilen: