Saturday, 11. April 2026
Sport

Bajrami aktivizohet në pjesën e dytë, Sassuolo befasohet nga Monza

GS 02/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sassuolo ka pësuar humbje në fushën e saj nga Monza me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së nëntë të Series A në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma, shkruan Lajmi.net.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, u aktivizua në pjesën e dytë në minutën e 46-të për Sassuolon.

  

Bajrami javën e kaluar shkëlqeu duke shënuar gol ndaj Inerit, por sonte nuk ia doli që ta gjente rrjetën.

Sassuolo ndodhet e 11-ta me nëntë pikë, aq sa ka edhe Monza në pozitën e 12-të. /Lajmi.net/

 

  


Teilen: