• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajrami dërgon Rangers në finalen e Kupës së Ligës, shënojnë edhe Uzuni, Muçi e Shpendi

04/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur ka mbetur vetëm një javë nga grumbullimi zyrtar i Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, legjionarët kuqezi vijojnë të shkëlqejnë me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Nedim Bajrami ishte sërish protagonist për skuadrën e Rangers. Futbollisti kuqezi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen e kupës së ligës, teksa shënoi golin e fitores në minutën e 81-të në takimin ndaj Motherëell. Pas disavantazhit në pjesën e parë, Rangers realizoi dy gola në fraksionin e dytë dhe goli i Bajramit e dërgoi skuadrën në finale. Gjithashtu, mesfushori kuqezi shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit të Rangers në kampionat ndaj Aberdeen.

Pasi i shënoi Galatasaray, Ernest Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës ndaj Kasimpasa. Futbollisti kuqezi shënoi golin e vetëm të Besiktas në humbjen 1-3 në shtëpi. Për Muçin ky ishte goli i tretë këtë sezon në kampionatin turk.

 

Të goli këtë fundjavë u rikthye edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi një supergol ndaj Zaragoza. Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Uzunin në kampionat.

Cristian Shpendi nuk njeh kufi. Sulmuesi i Kombëtares U-21 shënoi golin e vetëm të sfidës dhe të fitores për Cesena ndaj Sudtirol. Ky ishte goli i shtatë sezonal për Cristian Shpendin që kryeson renditjen e golashënuesve në Serinë B italiane.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Cristian Shpendi.

 

Next Post

Arsenalit gati t’i ikë drejtori sportiv, ia ‘rrëmben’ pasaniku grek

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.